Interesim i madh për ta dëgjuar fjalimin e presidentit amerikan

Pas pak çastesh, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, pritet t’i drejtohet popullit amerikan me një fjalim pas sulmit nga Irani ndaj disa caqeve të Amerikës në Irak.

Interesim i madh është shfaqur në mediat kryesore të botës, për të parë dhe dëgjuar presidentin amerikan.

Ende pa filluar fjalimi, mbi 188 mijë njerëz janë duke e shikuar agjencinë e njohur amerikane Fox News në Facebook.

Edhe vetë Donald Trump ia ka bërë share transmetimit të drejtpërdrejtë të faqes në Facebook të Shtëpisë së Bardh. Në Facebook në faqen e Shtëpisë Presidenciale po presin mbi 125 mijë shikues.

Edhe televizioni britanik, BBC është drejtpërdrejt në këto momente. Në Facebook rreth 100 mijë shikues po presin fjalimin e të parit të Shtëpisë së Bardhë.

Ndiqeni LIVE fjalimin e presidentit amerikan:

LIVE – Fjalimi i Donald Trump për sulmet e Iranit