Indi: Policia akuzohet për dhunë të tepruar për masat ndaj COVID-19

Deutsche Welle ka raportuar për videot në mediat sociale të cilat kanë shfaqur oficerët duke rrahur njerëzit për shkelje të masave së izolimit si pasojë e coronavirusit në Indi. Opozita i ka bërë thirrje kryeministrit Narendra Modi të ndalojë policinë dhe të mos përdorin dhunë për të zbatuar masat.

Autoritetet në Indi kanë rënë nën zjarr pasi videot u shfaqën në mediat sociale duke treguar oficerët që godisnin njerëzit në rrugë si mënyrë për të zbatuar masat e izolimit 21 ditëshe si rezultat i shpërndarjes së COVID-19.

Shashi Tharoor, një ligjvënës së bashku me Kongresin Kombëtar Indian opozitar, i ka bërë thirrje kryeministrit Narendra Modi që të ndalojë policinë që të mos përdorin dhunë.

“Nuk kam dyshim se shumica e personelit të policisë janë duke bërë një punë të lavdërueshme në këtë periudhë të vështirë. Sidoqoftë, ata që brutalizojnë qytetarët po sjellin diskreditim ndaj përpjekjeve të të gjithë të tjerëve,” ka shkruar Tharoor në Twitter të premten.

 

Ai vuri në dukje se “vigjilentët” janë zbuluar gjithashtu duke qëndruar në qoshe dhe duke rrahur ata që nuk respektojnë masat e izolimit. “Ne jemi më të mirë se kaq”, shtoi Tharoor.

Hetimi filloi me vdekjen e shoferit të ambulances

Letra e Tharoor pasoi pas qarkullimit të disa videove dhe imazheve që përshkruanin brutalitetin e policisë në internet pas vendosjes së masave të izolimit 21 ditësh në mënyre që përhapja dhe shpërthimi i Covid-19 të ngadalësohet në Indi.”

Të premten, autoritetet filluan një hetim për vdekjen e një shoferi të ambulancës në qytetin e Pune i cili dyshohet se ishte rrahur nga policia, raportoi The Times of India. Policia kishte dyshuar që ai u kishte ofruar transport udhëtarëve me automjetin e tij.

The Times of India gjithashtu raportoi se një burrë 32-vjeçar në shtetin e Bengalit Perëndimor vdiq të mërkurën pasi u plagos nga policia. Familja e këtij burri pretendon se ai u godit kur u përpoq të blejë qumësht.

Në fillim të kësaj jave, shitja e shërbimeve esenciale, të tilla si ushqimore dhe dërgesat e ushqimit, u ndërprenë përkohësisht në shtetin e Maharashtra – ku ndodhen qytetet e Pune dhe Mumbai – pas raportimeve që dolën në pah se njerëzit që dilnin jashtë ishin rrahur nga policia.

Uddhav Thackeray, kryeministri i shtetit të Maharashtra, i kërkoi shefit të policisë së shtetit që të frenonte oficerët pas raportimeve për rrahje, raportoi Economic Times, një gazetë e përditshme indiane në gjuhën angleze.

Ligji ndalues lejon policinë të arrestojë, por jo të përdorë forcën

India ka fuqizuar nenin 144 të Kodit Penal Indian (IPC), i cili ndalon mbledhjen e katër ose më shumë personave, për të siguruar që njerëzit të mos dalin jashtë gjatë izolimit dhe të parandalojnë përhapjen e coronavirusit. Qytetarët e Indisë që shkelin nenin 144 mund të arrestohen dhe ndalohen nga policia. Sidoqoftë, qeveria nuk e ka autorizuar policinë të përdorë forcë për të vendosur masat e bllokimit.

Gjatë javës së kaluar, disa politikanë, të famshëm dhe gazetarë kanë theksuar dhunën e policisë ndaj punonjësve emigrant që po dalin jashtë gjatë izolimit. Masat kanë detyruar punonjësit emigrantë të udhëtojnë përsëri në shtëpitë e tyre në këmbë, pasi humbin punën në zonat urbane.

Janë shfaqur raporte të shumta për policinë që kanë në shënjestër njerëzit që dalin jashtë për të blerë gjëra esenciale ose që punojnë në shërbime esenciale siç është mjekësia. Oficerët thuhet se kanë rrahur njerëzit me shkopinj dhe në raste të caktuara, i kanë detyruar ata të zvarriten ose të bëjnë shtytje.

India aktualisht ka mbi 880 raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa 20 njerëz kanë vdekur, sipas shifrave të fundit nga Universitetit Johns Hopkins. Modi lajmëroi për masat gjithëpërfshirëse për izolim të martën si përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit në vend që ka gjithsej 1.3 miliardë banorë. /Deutche Welle

Përgatiti: Diellza Geci