Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Haradinaj për marrëveshjet me Serbinë: U duhet kohë për të marrë jetë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se marrëveshja për transportin hekurudhor me Serbinë është për t’u mirëpritur.

Por, Haradinaj ka thënë se këto marrëveshje u duhet kohë për të marrë jetë sepse sipas tij, hekurudhat që e lidhin Kosovën me Serbinë janë në gjendje të mjerueshme.

“Hekurudhat që na lidhin me Serbinë janë në gjendje të mjerueshme, është një projekt i madh me BE-në për procesin e renovimit, por kjo fazë nuk duhet të definohet si rinisje e dialogut,” u shpreh Haradinaj.

Ndërkaq, i pyetur se nëse marrëveshjet e fundit me Serbinë nënkuptojnë rifillimin e dialogut, ai tha se nuk mund të definojë si dialog, por këto marrëveshje janë të mirëpritura për qarkullim të njerëzve, por pa largim të taksës.

“Nuk do ta definoja si dialog, fakti që kanë ndodhur ca marrëveshje është për tu mirëpritur, këtë gjë e kemi kërkuar edhe më herët, pra një dialog pa kushtin për heqjen e taksës”, tha Haradinaj gjatë një konference për media pas homazheve tek Obelisku i Hebrenjve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Kujtojmë se javën e kaluar, në Berlin është nënshkruar marrëveshja për hapjen e një linje ajrore direkte Prishtinë-Beograd.

Ndërkaq, sot janë takuar për arritjen e një marrëveshje për transport hekurdhor mes dy vendeve.

Përfundon takimi për hekurudhat midis Kosovës dhe Serbisë