Gjilan - 49 mostra të dyshuara me COVID-19 janë dërguar për testim

49 mostra të dyshuara me coronavirus nga Komuna e Gjilanit janë dërguar sot për testim.

Prej 49 mostrave, 25 prej tyre janë marrë nga pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili.

“Sot janë marë 49 mostra për testim dhe një pjesë prej tyre janë pjesëtarë të FSK-së, pasi që një pjesëtarë i FSK-së nga Policka ka rezultuar pozitivë dhe 25 mostra janë nga FSK dhe të tjera janë lista kontakti të tij”, tha Xhemaili.

Deri tani në vend janë shënuar 669 persona të infektuar me coronavirus, 159 të shëruar dhe 19 të vdekur.