Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Gjermania i jep mbështetje Qeverisë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Merkel përmes një letre urimi me rastin e rizgjedhjes së Kurtit kryeministër ka dhënë mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën dhe Qeverinë e re.

Në telegramin e urimit, Kancelarja Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.