FOTO: Aksident në qendër të Prishtinës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para një ore në qendër të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar foto nga vendi i aksidentit, i cili ka ndodhur përballë ndërtesës së Radio Kosovës.

Në këtë aksident, si shihet në foto, është përfshirë vetëm një veturë, e cila ka hipur mbi ‘ishullin’ në mes të dy anëve të rrugës “Xhorxh Bush”.

Qytetari ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë.

Po ashtu, aty është parë edhe autoambulanca.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident që ka ndodhur gjysmë ore pas mesnatës.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: