Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Dyshohet për grabitjen e një gruaje në Ferizaj

Një grua ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës, një person i panjohur, nën kërcënimin e armës i kishte marrë një shumë të hollash.

Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj.

Ndërkaq sipas policisë i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.