Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat për pazaret në punësime nëpër borde dhe institucione

Punësimi nëpër borde dhe pozita të larta drejtuese është temë debati sonte në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Në këtë debat të moderuar nga Jeta Xharra, panelistët do të flasin për emërimet që bëhen në institucione dhe në ndërmarrje publike dhe sa po përfillen këshillat e partnerëve britanikë të përfshirë në këto konkurse.

Në debat do të flitet specifikisht se pse Kuvendi dështoi ta zgjedhë Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe çfarë pasojash mund të ketë ky dështim.

Në këtë debat marrin pjesë: Fatmire Kollqaku, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje; Shkëmb Manaj, deputet nga LDK; Blerta Deliu- Kodra, deputete nga PDK dhe Visar Prebreza, redaktor në KALLXO.com dhe menaxher i ekipit të monitoruesve në projektin e monitorimit të konkurseve në nivelin qendror dhe në ndërmarrje publike.

Në fillim të emisionit do të transmetohet intervista me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, i cili është zgjedhur këtë javë në këtë pozitë.

Emisioni do të transmetohet në Facebook të KALLXO.com në orën 20:20.