Foto: Qeveria e Malit te Zi

COVID-19 - Nuk ka kthim në shkollë këtë vit në Mal të Zi

Ministri malazez i Arsimit Damir Shehoviq tha se nxënësit e shkollave nuk do të kthehen në klasë në fund të këtij viti shkollor për shkak të situatës aktuale epidemiologjike.

Ai tha se ministria do t’u dërgojë të gjitha shkollave udhëzime për vlerësimin në mënyrë që studentët të marrin notat e tyre përfundimtare.

Tri raste të reja të coronavirusit të ri u regjistruan të premten në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 319.