COVID-19

COVID-19, 33 të vdekur dhe 949 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3,610 testime të realizuara, 949 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin corona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 737 pacientë të shëruar nga coronavirusi, ndërsa 33 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./Rtv21