Foto: BBC

Çfarë kanë nevojë të moshuarit gjatë pandemisë së coronavirusit?

Aq sa janë të vlefshme vitet, aq të vlefshëm janë edhe të moshuarit.

Sipas  mjekësisë pandemia e coronavirusit lë pasoja më shumë tek më të shtyerit në moshë.

Por, kjo nuk do të thotë që njerëzit t’i konsiderojnë ata si  “ata kanë jetuar mjaftueshëm, kryesorja mos të pësojnë të rinjët”.Ata janë pjesa më ndjeshme e shoqërisë.

E në këtë kohë pandemie, shoqëria duhet të rris dozën e dashurisë dhe përkujdesjes ndaj tyre. Një buzëqeshje më shumë, një shtrëngim dore, një përqafim, do t’i  tregonte atyre që  janë të pazëvendësueshëm dhe që me ata bota është më e bukur dhe e plotë.

Këto ditë, një shembull i mirë është dhënë nga familja Byrne nga New York, shkruan CNN.

“ Kur jeta ju jep limon, bëni limonadë.”

95 vjeçarja Kathleen Byrne nga New York  të shtunën do të festonte datëlindjen e saj, por si pasojë e coronavirusit festa e saj së bashku me  familjen e miqtë u anulua. Por, familja Byrne të mëkurën të vendosur në një distancë që nuk parandalohet virusi,  ia festuan asaj përvjetorin e lindjes.

“Gëzuar 95 vjetorin,  ne të duam shumë !!!” uroi mbesa e Kathleen në Instagram” shkruan CNN.

Një video nga festa paraqet  anëtarët e familjes  me tullumbace, dekorime dhe kapele festash  të rreshtuar jashtë oborrit të saj duke i kënduar këngën e datëlindjes.

“Ajo ka bërë kaq shumë për familjen tonë dhe ne jemi aq mirënjohës që e kemi ende atë, veçanërisht gjatë kësaj kohe të çmendur që  bota jonë po kalon”. Ne kemi dashur  ta bëjmë atë të ndjehet e veçantë në ditën e saj të madhe, pavarësisht kësaj situate. Ajo ishte aq e lumtur që na pa të gjithëve bashkë. Momenti më i mirë ishte  kur pamë  buzëqeshjen në fytyrën e saj”, tha ajo për median amerikane.

Gjyshja 95-vjeçare ka shtatë djem, 22 nipër dhe 29  mbesa dhe për familjen dhe shoqërinë ajo është e pazëvendësueshme.

Qeveritë e vendeve të botës këshillojnë masa të distancimit shoqëror,  veçanërisht për të moshuarit  në mënyrë për ta ndaluar përhapjen globale të coronavirusit.

Deri më tani, në gjithë botën  rreth 218,000 njerëz janë diagnostikuar me virus.

Përgatiti- Antigona Isufi