Bislimi takohet me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, diskutojnë për bashkëpunim mes dy vendeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot priti në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.

Sipas një komunikate për media, Bislimi dhe homolugu i tij, Marichikj kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit përmes dhe mbledhjeve ndërqeveritare që mund të mbahen në të ardhmen.

“E ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përket në Bashkimin Evropian. Vendet tona po bëjnë hapa dhe përpjekje për të avancuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit përmes dhe mbledhjeve ndërqeveritare që mund të mbahen në të ardhmen”- thuhet në njoftim.

Në kumtesë bëhet e ditur se gjatë takimit u shprehën dhe përgëzimet për Kosovën në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave si dhe u diskutua për rritjen e efikasitetit sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar.

“Në takim u shprehën dhe përgëzimet për Kosovën në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, si hap i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit. Rritja e efikasitetit sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar ishte dhe një prej çështjeve me theks të veçantë të trajtuara gjatë këtij takimi”- thuhet në komunikatë.​