Birra “Pivdžan” nga Graçanica fiton medaljen e bronztë për birrari në Çeki, Foto: Radiokim

Birraria nga Graçanica fiton medaljen e bronztë në Çeki

Birraria Pivdžan [Pivxhan] nga Graçanica ka fituar medaljen e bronztë në Festivalin Ndërkombëtar të Birrarive të Vogla në Çeki.

Mbi 100 birrari të vogla nga Çekia, Sllovakia dhe pesëmbëdhjetë vende të tjera morën pjesë në edicionin e 33-të të Festivalit Ndërkombëtar të Birrës në Litomericë në Çeki. Në festivalin pesëditor janë vlerësuar mbi treqind lloje të birrës në 15 kategori, raporton RadioKim.

Tutje është bërë e ditur se Birraria Pivxhan nga Graçanica ka prezantuar birrat e veta standarde: India Pale Ale – IPA, me 6,4% alkool, si dhe Scottish Amber Light, me 5,2% alkool. Birra Scottish ishte në mesin e dhjetë më të mirave në kategorinë e vet, në të cilën garuan rreth 40 birrari, ndërsa në kategorinë IPA amerikane (India Pale Ale), kjo kraft birrari lokale fitoi çmimin e bronztë në konkurrencën e mbi 100 IPA-ve të ndryshme.

Çmimin e kanë pranuar Zorica dhe Isak Vorguçiq, pronarë të kësaj birrarie.

Ky është çmimi i parë ndërkombëtar i fituar nga Pivxhan që nga themelimi i saj në vitin 2016.