BIRN mban trajnim për verifikimin e fakteve të financave publike

BIRN në kuadër të projektit të ‘Organizatave të Shoqërisë Civile’, si partnerë të barabartë në monitorimin e financave publike, mbajti trajnim për gazetarët për të përfituar njohuri mbi monitorimin, verifikimin e fakteve dhe raportimin mbi çështjet ditore në Kosovë që kanë të bëjnë me financat publike.

Në këtë trajnim gazetarët u informuan më shumë si t`i verifikojnë faktet dhe raportojnë mbi rastet që kanë të bëjnë me financat publike, si t`i lexojnë raportet e auditimit dhe si ta luftojnë informalitetin në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në këtë trajnim morën pjesë gazetarë nga media të ndryshme duke përfshirë edhe ato të komunitetit serb në Kosovë.

Visar Prebreza, nga BIRN, trajtoi temën mbi verifikimin e fakteve që kanë të bëjnë me ekonominë, prokurimin dhe shpenzimet publike.

Ndërsa Kreshnik Gashi, redaktor i emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’, informoi më shumë në lidhje me luftimin e informalitetit në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në fund të këtij trajnimi gazetarët u certifikuan nga BIRN Kosova për përfundimin e suksesshëm të këtij trajnimi.