BIRN hap thirrjen për aplikim për 'Bursën Ballkanike në Gazetari - 2021'

Programi për Bursa i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), po fillon edhe këtë vit. Pas 15 vitesh mbështetje për gazetarët e Ballkanit, është hapur thirrja edhe për vitin 2021.

Bursa për Ekselencë në Gazetari është program që siguron mbështetje financiare prej 3,000 eurove si dhe mbështetje editoriale, për gazetarët të cilët kanë guxim të raportojnë në thellësi mbi forcat që formojnë shoqëritë dhe demokracitë në 14 vende në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore.

Bursa ka për qëllim tregimin më të mirë të historive dhe raportimin rigoroz, në terren – aftësi këto të lidhura tradicionalisht me gazetarinë më të mirë të revistave.

Si çdo vit që përcaktohet një temë, ajo e këtij viti është: TRANSFORMIMI.

Nëse keni në mendjen një storie rreth kësaj teme, na dërgoni aplikacionin dhe propozimin tuaj deri më datën 9 prill 2021.

Redaktori i Bursave, Neil Arun ka bërë të ditur se kjo temë u jep gazetarëve “një shans për të paraqitur një histori që provon ndryshimet që ishin vënë në lëvizje, ose që ishin mbledhur me ritëm, gjatë vitit të kaluar”.

Edhe këtë vit, 10 gazetarë do të përzgjedhin fitues nga një komision i pavarur, të cilët përveç që do të fitojnë financiarisht, ata do të mentorohen nga redaktori i programit për raportin e tyre dhe gjithashtu mund të mbështeten në rrjetin rajonal të gazetarëve të BIRN.

Përveç mbështetjes financiare dhe editoriale, gazetarët që fitojnë bursën do të kenë mundësinë të ndjekin seminare ndërkombëtare, publikim të storieve në gjuhët rajonale dhe në anglisht si dhe anëtarësim në rrjetin e studentëve të Bursave, i krijuar për të mbështetur rrjetëzimin midis gazetarëve që kanë marrë pjesë në program.

Përveç kësaj, autorët e tre artikujve më të mirë do të shpërblehen me 3,000 euro, 2,000 euro dhe 1,000 euro.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Fondacioni ERSTE, krijuan Bursën për Ekselencë në Gazetari në vitin 2007.

Që nga ajo kohë, më shumë se 140 gazetarë nga 14 vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore kanë marrë pjesë në programin e klasës botërore të bursave për zhvillimin profesional.

Gazetarët që dëshirojnë të aplikojnë mund të përdorin formularin zyrtar të aplikimit. Gazetarët që dëshirojnë të maksimizojnë shanset e tyre për një aplikim të suksesshëm mund të lexojnë më shumë rreth programit të Bursave, duke përfshirë këshilla nga redaktorët tanë.

Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected].