BE mirëpret gatishmërinë e Thaçit për bashkëpunim me Gjykatën Speciale

Bashkimi Evropian ka mirëpritur gatishmërinë e presidentit, Hashim Thaçit, për bashkëpunim me Dhomat e Specializuara në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Përmes një komunikate kanë thënë se ky bashkëpunimi me këtë institucion është thelbësore për sundimit të ligjit në Kosovë.

“Bashkimi Evropian e ka parasysh dorëheqjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe e mirëpret faktin që ai është pajtuar që të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar”.

Gjithashtu, BE mbështet fuqimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është thelbësor si një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili nga ana tjetër është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka vazhduar komunikata.

Tutje BE kanë shprehur besimin se institucionet e Kosovës do të veprojnë ashtu siç përcaktohet në ligjin e Kosovës pas dorëheqjes së ish presidentit Thaçi.