Avni Zogiani emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka emëruar Avni Zogianin zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”- thuhet në komunikatë.

Në koalicionin qeverisës me LDK-në në vitin 2020, Kurti e kishte emëruar Zogianin po ashtu zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, që atë kohë udhëhiqej nga Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Zogiani ka qenë kandidat i LVV-së për zgjedhjet lokale në Fushë Kosovë në vitin 2017.