Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

77 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjithashtu janë shëruar edhe 59 pacientë të tjerë nga coronavirusi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste,  komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.

Në Kosovë janë 1 mijë e 333 raste aktive me COVID-19.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.
Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19