
Albin Kurti: Qeveria e re do të formohet në muajin e ardhshëm
21.10.2019 - 21:43
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se pret që Qeveria e re e Kosovës të formohet në muajin e ardhshëm.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste në televizionin Syri TV.
Kurti tha se Qeveria duhet të formohet sa më parë, sepse duhet të votohet edhe buxheti i vitit të ardhshëm.
Si rezultat i vonesës së formimit të Qeverisë ai tha se Kosova po humb mbështetje financiare.
Albin Kurti insistoi se Qeveria e drejtuar prej tij do të përfshijë LDK-në dhe partitë e tjera të komuniteteve por se pret që të saktësohet numri i ulëseve që ata do të zënë në Kuvendin e ri të Kosovës.