Foto: Facebook/ Albin Kurti

Albin Kurti pritet në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pritur sot në një takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së VV-së, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Liburn Aliu.

Kurti ka njoftuar se me kryeministrin maqedonas kanë biseduar për situatën politike në dy vendet, për mundësitë e bashkërendimit të ndërsjellë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit europian.

“Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.