Foto: Ilustrim

Aksident në Vushtrri – Mbetet i lënduar një biçiklist

 

Një aksident trafiku me të lënduar raportohet të ketë ndodhur në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:20, ndërmjet një automjeti dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidenti biçiklisti kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ishte dërguar në QKMF Vushtrri.

Të lënduarin deri në QKMF e kishte dërguar vozitësi që e kishte shkaktuar aksidentin, ndërsa më pas ai ishte larguar në drejtim të panjohur, ka njoftuar policia.

Viktima për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Rasti vazhdon të hetohet.