Aksident në magjistralen Mitrovicë - Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Kallxo.com se të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy vetura me targa vendore dhe se përveç dëmeve materiale nuk dihet ende se a ka persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendngjarjes dhe gjithashtu është parë edhe autoambulanca që ka vazhduar në drejtim të Vushtrrisë.