A kishte menduar Albin Kurti se LVV do t’i fitonte zgjedhjet?

Pak ditë pa dalur rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit kishin filluar diskutimet lidhur me atë se kush do të dalë partia e parë.

Këto diskutime ishin bërë edhe në lokalet e partive garuese.

Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, që doli e para në këto zgjedhje, tha se nuk kishte qenë shumë i sigurt për fitore.

“Unë kam besuar që do të fitojmë.Shefi i shtabit tonë, Bisnik Bislimi ka qenë i sigurt që do të fitojmë. Unë nuk kam qenë i sigurt sa ai. Unë kam besuar se do të fitojmë por kam menduar që ndoshta nuk do të fitojmë sepse kam qenë i bindur që ai që do të fitojë do të jetë me një rezultat të ngushtë”, tha Kurti.

Në një intervistë me Jeta Xharrën, Kurti foli edhe për shumë tema të tjera të aktualitetit politik.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: