“90 minutëshi yt” kontrollo kur mundesh me dalë

KALLXO.com dhe KUTIA kanë lansuan rubrikën “90 Minutëshi yt

90 minutëshi yt

Pas vendimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarët mund të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë dhe ora për lëvizje ndryshon varësisht nga numri i parafundit i numrit personal, gjërat kanë filluar të komplikohen dhe qytetarët nuk e kanë shumë të qartë se kur mund të dalin nga shtëpia.

KALLXO.com dhe kompania për zhvillimin e softuerëve KUTIA kanë lansuar rubrikën e titulluar “90 Minutëshi Yt”.

Në këtë rubrikë ju mund të shkruani numrin e parafundit të numrit personal dhe në menytë automatike ju shfaqët ora se kur mund të dilni.

E gjithë kjo është bërë në mënyrë që qytetarët të kenë sa më të lehtë të mësojnë orën se kur mund të lëvizin duke pas parasysh se qytetarët të cilët nuk respektojnë vendimin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për lëvizje vetëm 90 minuta mund të gjobiten më gjobë sipas Ligjit për Kundërvajtje Administrative.

Gjoba për persona fizikë nëse e shkelin këtë vendim është prej 1,000 deri në 2,000 euro dhe prej 3,000 deri në 8,000 euro për personat juridikë.

Mëso 90 minutëshin tënd duke klikuar këtu

#rriNshpi #90minuteshiyt