array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se mërgimtari barti makinën në rimorkio të autobusit të shkak të shtrenjtimit të derivateve

Deklarata

“Ndodh edhe kjo: Për shkak të shtrenjtimit të derivateve, mërgimtari vendosë të kthehet me autobus ndërsa veturën luksoze ta ngarkojë në rimorkio”.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli i publikuar më 7 gusht 2022 në faqet specialja.com dhe dtv-ks.com me titull “Ndodh edhe kjo: Për shkak të shtrenjtimit të derivateve, mërgimtari vendos të kthehet me autobus ndërsa veturën luksoze ta ngarkojë në rimorkio” nuk qëndron, pasi që sipas kompanisë që bëri bartjen ‘Nal Buss’, personi ka vendosur ta bartë makinën në këtë formë jo për shkak të shtrejtimit të naftës. Gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë përmbajtjen ose ta vendosin atë në një kontekst të gabuar.

Artikulli

 

Më 7 gusht 2022, portalet si specialja.com, dtv-ks.com publikuan artikullin me titull “Ndodh edhe kjo: Për shkak të shtrenjtimit të derivateve, mërgimtari vendos të kthehet me autobus ndërsa veturën luksoze ta ngarkojë në rimorkio”- në të cilin si ilustrim shihet bartja e një makine luksoze në rimorkion e autobusit të kompanisë ‘Nal Buss’.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqet në Facebook si: Universal, Djathtas.ks, Shadervani, Gazeta Imazhi, LajmiSot, Al-Press, Diaspora Kosovare, Gazeta e Kosovës, InfoFerizaj, Hej o Bir, Vizioni IM, Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit, Pika Press, Bota Shqiptare, Fol Shqip, Gazeta Prishtina, Jepi zë, Anamorava Live, Kosova.LIVE, Info Atdheu, Plus Media, Gazeta Lugina, Fakte Press, Gazeta Interesante, Star.al, Shiko Video, Informel Al, TV5, Amazing Things, ALKS Press, DTV, Gazeta Star, Star Press, Gazeta Aktualiteti, Gazetarja, Gazeta Globale, Pika Press, Informacioni, Lajmi Sot, Cudira Shqip, S O Bir, Dituria Jonë, Gazeta Globale, Gazeta Prishtina, Magazina Shqip, Gazeta Sot, Rreth Botës, Shop-ship Hana

Artikulli nuk ka në brendinë e tij deklaratë nga mërgimtari dhe ndërton përshtypjen që konstatimi është i shpikur vetëm duke e vlerësuar pamjen në fotografi.

Kontrolluesit e fakteve kanë kontrolluar përmbajtjen dhe kanë arritur në konstatimin që përmbajtja është e rreme.

Krypometri ka kontaktuar me përfaqësues të kompanisë Nal Buss të cilët kanë mohuar raportimet se çmimi i derivateve ka qenë shkaku që mërgimtari ngarkoi makinën në rimokrio.

Sipas kompanisë, personi e kishte marrë këtë makinë në Kosovë vetëm për qejf (të ngarkuar e kishte sjellë nga Suedia).

Sipas kompanisë, pronari i kësaj makine është një biznesmen i cili nuk ka dashur t’ia rrisë kilometrat e kaluara makinës dhe rrjedhimisht t’ia ulë vlerën, për t’u kthyer me të në Suedi, prandaj kishte vendosur të udhëtojë me autobus.

“Jo, raportimi në portale nuk është i vërtetë. Këtij personi ia kemi transportuar makinën deri në Kosovë dhe prapë kur është kthyer. Arsyeja nuk është për shkak të derivateve pasi ky është një biznesmen,  e ka sjellë makinën në Kosovë vetëm për qejf. Makina është e tij personale dhe nuk ka dashur t’ia rris kilometrat e kaluara nëse e vozit deri në Suedi, rrjedhimisht as mos t’ia humb vlerën”- janë deklaruar nga kompania.