Cilat janë parakushtet e efektivitetit dhe efiçiencës?

 

Jemi mësuar me konceptet e auditimit financiar dhe pritjet nga raportimi për këtë proces janë të natyrës financiare.

Për menaxhmentin e organizatës, e cila shërbimin kryesor apo afarizmin biznesor e zhvillon mbi infrastrukturën e teknologjisë informative, atëherë auditimi i IT është ajo çka i duhet.

Auditimi i IT zhvillon analiza dhe kryen vlerësimin e infrastrukturës harduerike dhe softuerike të organizatave private apo publike.

Ky lloj auditi identifikon parakushtet për sigurinë e proceseve dhe sistemeve, rritjen e efiçencës, efektivitetit, performancës dhe disponueshmërisë së sistemit. Edhe më e rëndësishmja, menaxhmentit i jep garanca për cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit.

Auditimi i IT-së përfshinë: rrjetat kompjuterike, infrastrukturën e harduerit, softuerët në shfrytëzim, sistemet e komunikimit, sigurinë e sistemeve dhe inxhinieringun social.

Gjatë procesit të auditimit, ekspertët e PBC-së zhvillojnë procedura, implementojnë, testojnë dhe vlerësojnë standardet e industrisë, në të cilat biznesi juaj operon.

Për të mësuar më shumë rreth opsionit të auditimit në IT apo për t’u konsultuar, kontaktoni personelin e PBC-së, përmes pbc[at]pbc-ks.com apo 038600200.