Ku ruhen shënimet tuaja dhe si të mos i humbni ato?

Një numër i konsiderueshëm i përdoruesve të kompjuterit i ruajnë shënimet e tyre në ‘Desktop’ ose ‘My documents’ – hapësira të ndërlidhura me diskun lokal, aty ku është i instaluar softueri operativ. Sa herë që dëmtohet sistemi operativ, e që kjo ndodhë shpesh, dëmtohen ose humbin të gjitha shënimet e ruajtura në ‘Desktop’ dhe/ose ‘My documents’. Në shumicën e rasteve kompjuteri e ka diskun e ndarë në dy e më shumë pjesë (partitions). Nëse shënimet ruhen në pjesë të ndryshme nga ku është instaluar sistemi operativ, ka më pak rrezik që ato të humbin me rastin e humbjes apo dëmtimit të sistemit operativ. Por, ekziston rreziku që shënimet të humbin nga prishja e diskut. Sepse, prishja e disqeve është fenomen i shpeshtë dhe i zakonshëm.

Por, mos u brengosni. Kjo ka zgjidhje. Ka shumë zgjidhje.

Për nevoja individuale, zgjidhja më e përshtatshme është infrastruktura në ‘cloud’ nga Microsoft One Drive apo Google drive. Të dy këto kompani ofrojnë një kapacitet të caktuar, pa pagesë. Ju mund të hapni llogari në platformat e tyre dhe të filloni shfrytëzimin e kësaj mundësie. Nëse keni nevojë që këto mundësi t’i integroni në kompjuterët tuaj dhe të shërbejnë si hapësira integrale, pa pasur nevojë që shënimet t’i ruani manualisht, atëherë personeli i PBC-së do t’ju ndihmojë, pa pagesë.

Për nevoja të organizatës suaj, qoftë ajo fitimprurëse apo jo, zgjidhja më e mirë, me çmimin më të ulët dhe plotësisht funksionale është ‘hybrid cloud’. Kjo nënkupton se infrastruktura juaj do të jetë fizikisht, në ambientet tuaja dhe infrastruktura mbështetëse do të jetë në ‘cloud’.

Për të mësuar më shumë rreth opsionit ‘hybrid cloud’ apo për t’iu dizajnuar zgjidhjen më të mirë për ju, kontaktoni personelin e PBC-së, përmes [email protected] apo 038600200.