Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com
Pas Veselit, Haradinaj nuk Ndryshon Qëndrim Ndaj Speciales
09.1.2018 - 14:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale.
Ai tha se qëndrimi i tij dhe i AAK-së, ka qenë është dhe do të mbetet kundër.
“Nëse më pyesni mua dhe aleancën ju e dini qëndrimin tim. Kemi votuar kundër, nëse vjen sot votojmë kundër nesër po ashtu”, tha Haradinaj, duke shtuar se e respektojnë iniciativën e deputetëve.
Haradinaj, këtë koment e bëri pas takimit që kishte me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
http://kallxo.com/haradinaj-takon-shpend-ahmetin-dyer-te-mbyllura/
Dje Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte shkruar një letër lidhur me, Gjykatën Speciale, të cilën Haradinaj tha se e ka lexuar, ndërkaq që qëndrimi i tij mbetet kundër.