
FOTO nga faqja "Deçani" në Facebook
Zjarr në malet e Deçanit
23.3.2019 - 10:35
Një zjarr ka kapluar malet në Grykën e Deçanit mbrëmë.
Video të këtij zjarri kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
KALLXO.com ka konfirmuar jo zyrtarisht nga Policia e Kosovës se zjarri ka kapluar pjesën malore ndërsa shkaqet nuk dihen ende.
Fatmir Morina, zyrtar për mbrojtjen e parqeve nacionale për KALLXO.com tha se zjarri që ka ndodhur ka qenë jashtë parkut nacional.
” E kemi pa zjarrin por nuk ka qenë brenda parkut nacional, ka qenë diku mbi manastir”, tha Morina.