![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2018/12/Ushtria_FSK_075.jpg)
Ilustrim - Ushtria- FSK
Haradinaj flet për kërkesën e Thaçit për pagat e ushtarëve
24.12.2018 - 16:09
Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj ka mirëpritur kërkesën e presidentit Thaçi për rritje të pagave për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“ Ishte një ngjarje e mirë me qenë në drekë me ushtarë. Për rritje të pagave ne e mirëpresim si qeveri, në çdo kohë, sidomos për siguri kurdo qe jepet propozimi konkret ne jemi në gjendje me e shqyrtu” tha Haradinaj.
Presidenti Thaçi drekën e ditës së sotme e kishte ngrënë me ushtarët e kazermës ‘Adem Jashari’ në kryeqytet me ç’rast kishte kërkuar nga qeveria rritje të pagave për këta të fundit.
https://kallxo.com/thaci-i-kerkon-qeverise-tua-rrite-pagat-ushtareve/