HTC zbulon smartfonin e ri 'virtual'

HTC ashtu sikurse Meta dhe Mark Zuckerberg, është një nga kompanitë ku ata besojnë se do të kalojmë shumë kohë në botët virtuale në të ardhmen. Kompania tashmë ka pajisje të realitetit virtual në ofertën e saj, dhe ata gjithashtu prezantuan versionin e tyre të botës virtuale të quajtur Viverse.

Disa muaj më parë ata njoftuan se po përgatisnin “telefonin e tyre metaverse” dhe megjithëse nuk publikuan asnjë detaj se çfarë të prisnin, gazetarët prisnin një pajisje me harduer dhe aplikacione të fuqishme për qasje në realitetin e shtuar. Telefoni u zbulua zyrtarisht këtë javë, por është ende një pajisje e rangut të mesëm.

Sa i përket metaverses, “HTC Desire 22 Pro” u krijua si një pajisje partnere për kufjet “Vive Flow VR”, ndërkohë që faqja amerikane për teknologji The Verge që vë në dukje se telefonat e tjerë me fuqi Android kanë funksione të ngjashme lidhjeje, kështu që nuk është e qartë se cili është ndryshimi. 

Telefoni vjen me një portofol dixhital për ruajtjen dhe menaxhimin e kriptomonedhave.

Sa i përket opsioneve klasike, Desire 22 Pro vjen me një ekran 6.6 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz, ka tri kamera të pasme (kryesore 64MP, 13MP ultra të gjerë dhe 5MP sensor thellësie), mundësohet nga Snapdragon 695, ka 8GB RAM dhe 128 GB hapësirë ​​për ruajtjen e të dhënave.

Telefoni ka gjithashtu një certifikatë për mbrojtje nga pluhuri dhe uji./ The Verge