Publikohen formacionet zyrtare Itali – Zvicër

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Italisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para fillimit të ndeshjes së tyre në kuadër të raundit të 1/16-tës në Euro 2024.

Ndeshja mes këtyre dy ekipeve kombëtare do të nis me fillim nga ora 18:00 dhe do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit.

Zvicra e kishte siguruar kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira duke u pozicionuar e dyta në Grupin A me pesë pikë të grumbulluara aty ku bënin pjesë edhe Gjermania, Skocia dhe Hungaria.

Italia në anën tjetër që gjendje në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, u kualifikua si e dyta e grupit falë një barazimi që e arritën në ndeshjen e fundit ndaj Kroacisë në çastet e fundit të takimit.

Hera e fundit kur këto dy kombëtare ishin përballur me njëra-tjetrën ishte në kuadër të kualifikimeve të Botërorit 2022, ku dy ndeshjet e zhvilluara mes tyre kishin përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Yakin i ka besuar sërish emrave si Granit Xhaka, Michel Aebishcer, Dan Ndoye dhe Breel Embolo, ndërsa ai i Italisë, Spalletti për herë të parë minut i ka dhuruar dyshes Stephan El Shaaraëy dhe Gianluca Mancini.

Formacionet zyrtare:

Zvicra: Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Freuler, Xhaka, Rieder; Vargas, Ndoye; Embolo.

Italia: Donnarumma; Darmian, Bastoni, Mancini, Di Lorenzo; Barella, Fagioli, Cristante; El Shaaraëy, Scamacca, Chiesa./Telegrafi