Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Apoel Nicosia

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0-0, në ndeshjen Gjilani – Apoel Nicosia, që po luhet në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Europës.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani e ka menaxhuar mirë pjesën e parë, edhe pse bëri disa lëshime të vogla gjatë pjesës së parë të cilat mund t’i kishin kushtuar në gola.