Kosova mposht Qipron me rezultat të thellë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Qipros në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gjatë 90 minutave lojë, u shënuan gjashtë gola nga dy kombëtaret.

Golin e vetëm për Qipron e shënoi Valentin Roberge në minutën e 81-të.

Ndërsa, Vedat Muriqi ka shënuar golin e pestë për kombëtaren e Kosovës dhe golin e dytë personal.

Elbasan Rashani e ka shënuar golin e tretë për kombëtaren në minutën e 46-të, ndërsa pak minuta më pas golin e katërt e ka shënuar Muriqi.

Kosova me rezultatin 2-0 e ka përfunduar pjesa e parë të lojës.

Golin e dytë e ka shënuar Donat Rrudhani ndërsa golin e parë e shënoi Florent Muslija në minutën e 22-të.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pritur në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Qipros, në ndeshjen që ishte e vlefshme për fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo fitore e Kosovës rrit gjasat për kualifikim në Europianin e vitit 2024.

Kosova aktualisht është në Ligën C, grupin 2 të kësaj Lige, me 9 pikë të fituara.

Grupit i prin Greqia me 15 pikë, derisa Qipro dhe Irlanda e Veriut radhiten në pozitën e tretë dhe të katërt me nga pesë pikë.