Kosova në epërsi ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Qipros.

Në minutën e 22-të golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Florent Muslija.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pritur në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Qipros, në ndeshjen që është e vlefshme për fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova aktualisht është në Ligën C, grupin 2 të kësaj Lige, me 6 pikë të fituara. Një fitore eventuale e Kosovës rrit gjasat për kualifikim në Europianin e vitit 2024.