VIDEO: Vazhdon operacioni për nxjerrjen e viktimave të tragjedisë në minierën e Artanës

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe togjet e shpëtimit të minierave të Kosovës janë duke vazhduar operacionin për nxjerrjen e trupave të viktimave të tragjedisë që ka ndodhur të martën rreth mesditës në minierën e Artanës.

Në këtë aksident kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi, xehetar me banim në Hajvali dhe Haki Arifaj, inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc i Lipjanit.

Ata kanë humbur jetën nga një shembje që ka ndodhur në galeritë e minierës.

Gjatë ditës, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolegëve të të ndjerëve.

Kurti ka premtuar ndihmën e Qeverisë për familjet e punëtorëve që vdiqën në vendin e punës.

Në këtë operacion po marrin pjesë njësi të FSK-së, të togut të shpëtimit të minierave të Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipe të Zjarrfikësve, të Policisë dhe autoambulancat.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar deri në këto momente në vendin e ngjarjes, prej nga sjell këto pamje: