VIDEO - 13 punëtorët e Urgjencës në Prishtinë dalin nga izolimi të hënën

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, deklaroi se 13 punëtorët të Qendrës së Mjekësisë së Urgjencës në Prishtinë, të cilët kanë pasur kontakt me njërin prej pacienteve që përfundoi me fatalitet nga COVID-19 janë në gjendje stabile dhe se me datën 19 e kryejnë vetëizolimin 14 ditor.

Gashi theksoi se, pas përfundimit të karantinimit të këtyre të fundit, do të konsultohen me IKSHPK-në dhe do të vendoset se a do të testohen për herë të dytë dhe nëse përsëri rezultojnë negativ, do të kthehen në vendet e tyre të punës për t’i shërbyer qytetarëve, në luftë kundër COVID-19. /21Media