Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.1 të shkallës rihter ka rënë mëngjesin e sotëm në afërsi të ishullit Kreta në Greqi.

Deri më tani nuk raportohen dëme, por në mediat greke thuhet se tërmeti ka pasur një ndjeshmëri të lartë të lëkundjeve.

Goditja e këtij tërmeti është regjistruar në orën 05:30 të mëngjesit, në juglindje të Kretës. Epiqendra e tërmetit ka qenë 83 kilometra në juglindje të Arvi, me një thellësi 2 kilometra./ 21 Media