Spanja kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë në ndeshjen e cila po luhet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Një pasim dinak i Dani Olmos në minutën e 12-të bëri që Torres ta shfrytëzojë atë në maksimum dhe me lehtësi të shënojë përballë Strakoshës.

Deri në këto minuta Shqipëria po luante mirë duke ushtruar presion tek kundërshtarët, por ishin të pafat në pësimin e golit./Telegrafi/