Kombëtarja e Shqipërisë Foto: FShF

Shqipëria eliminohet nga EURO 2024, mposhtet nga Spanja

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur nga ajo e Spanjës me një rezultat prej 1-0, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të “Kuqezinjëve” në Kampionatin Europian 2024.

Fernan Torres nga kombëtarja spanjolle dha golin e epërsisë në minutën e 13-të, pas asistimit të Dani Olmo.

Shqipëria pati ndeshje të vështira pasi ishte pjesë e “Grupit të vdekjes”.

Ndeshjen e parë kundër Italisë, Shqipëria e nisi me golin rekord, më të shpejtin në histori të Europianit, pasi Nedim Bajrami dha gol ndaj italianëve vetëm pas 22 sekondave lojë. Ndeshja përfundoi me rezultat prej 2:1, në favor të Italisë.

Në ndeshjen e dytë, kundër Kroacisë, barazuan fare në fund në një rezultat prej 2:2.