Rritet numri i pacientëve me COVID-19, sot 29 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar rezultatet e ditës së sotme me COVID-19.

Nga 280 mostra të marra sot, 29 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa vetëm një person është shëruar.

Nga data 08 shkurt  deri më 10 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.479 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.298 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 10 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 7.363.503 raste të COVID-19 dhe 414.588 raste të vdekjes.