Rreth 30 të vdekur në përleshjet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan

Pothuajse 30 persona janë raportuar të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në përleshjet e armatosura në kufirin Kirgistan-Taxhikistan.

Luftimet të armatosura ndodhin pothuajse rregullisht midis dy ish-shteteve sovjetike, kufiri i të cilëve ka qenë i diskutueshëm që nga rënia e BRSS.

Një përleshje e re që filloi në fillim të javës vazhdoi të premten, pavarësisht se të dyja vendet ranë dakord për një armëpushim. Të dyja palët e fajësojnë njëra-tjetrën për fillimin e dhunës dhe shkeljen e armëpushimit.

Rreth 24 persona në Kirgistan janë vrarë deri më tani, thotë njoftimi isë premtës nga ministria e shëndetësisë së Kirgistanit.

Paportet e mëparshme nga Taxhikistani thanë se të paktën tre persona janë vrarë atje kurse pothuajse 20,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për ta shmangur dhunën, njoftoi një degë rajonale e Kryqit të Kuq.

Konflikti e ka ripërtërirë frikën për një luftë të gjithanshme midis dy vendeve.

Në vitin 2021, luftimet ndërmjet këtyre dy vendeve lantë të vrarë pothuajse 50 njerëz.

Mosmarrëveshja mes tyre u rinis të mërkurën me të paktën dy persona të vrarë në tri incidente të veçanta.

Rojet kufitare Kirgize e akuzuan Taxhikistanin për marrjen e pozicioneve në një pjesë të kufirit që nuk ishte demarkuar, ndërsa Taxhikistani tha se rojet kirgize kishin hapur zjarr pa provokim.

Kirgistani dhe Taxhikistani e ndajnë një kufi prej 1,000 km , më shumë se një e treta e të cilit është e diskutueshme.

Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me të dy vendet, ka ofruar të ndërmjetësojë, duke bërë thirrje për masa “urgjente” për ta ndaluar dhunën të premten.

Një armëpushim hyri në fuqi nga ora 16:00 sipas orës lokale megjithatë zyrtarë nga Kirgistani thanë se dy nga fshatrat e tij u granatuan më vonë.

Kirgistani e akuzoi fqinjin e saj për përdorimin e tankeve dhe transportuesve të blinduar të personelit.

Nga ana tjetër, Taxhikistani i akuzoi forcat Kirgistane se bombarduan një post dhe shtatë fshatra me “armë të rënda”./BBC