Aksident: Shoferi digjet në makinë
10.8.2019 - 23:07
Një person ka vdekur sonte në mbrëmje në rrethin e Sarandës pasi makina e tij Reno Megane mori flakë.
Aksidenti sipas mediave shqiptare ka ndodhur në vendin e quajtur “Karahaxh” pranë Finiqit.
Makina e cila drejtohej nga tani i ndjeri A.C. ka marrë flakë ndërsa ka qenë e pamundur që ai të nxirret nga makina. Raportohet se me viktimën në veturë ka qenë edhe një grua e cila është lënduar nga zjarri por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.