Promovohet romani 'Shtëpi prej kartoni'  i Roland Spahiut

Shkrimtari Rolan Spahiu ka promovuar veprën e tij më të re letrare “Shtëpi prej kartoni”.

Promovimi është bërë në librarinë “Altera” në Prizren.

Kjo ngjarje është realizuar me pjesëmarrjen edhe të studiuesve të kritikës letrare nga Tirana, Prishtina e Prizreni.

Tematika e romanit është dashuria. Një karakter në moshën e adoleshencës, i cili jeton në kanalizim, është i detyruar të punon për të blerë drogë.

Takimi i tij me një vajze moderne e cila kalon kohë me të, është pika thelbësore e romanit.

“Çfarë nëse dashurohet një djalë i droguar me një vajzë që përgatitet në kolegj, është pyetja kryesore. Djali në fëmijërinë e tij ishte mbledhës dhe shitës i kartonëve. Ai ndërton shtëpi prej kartoni për një vajzë të pastrehë dhe ndërtimi i kësaj shtëpie është mrekullia e kësaj ngjarjeje”, ka thënë autori i romanit, Roland Spahiu, në një prononcim për KALLXO.com.

Romani “Shtëpi prej kartoni” është botuar nga Botimet “Altera” dhe është libri pestë i Roland Spahiut.