Policia kërkon ndihmë për vendndodhjen e të dyshuarit për shitje të drogës

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se është në kërkim të një personi të dyshuar i cili dyshohet për blerje dhe shpërndarje të paautorizuar të drogës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Mitrovicё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij  lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët për personin e kërkuar Shkodran Osmanaj, 40 vjeçar nga Deçani”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se Osmanaj kërkohet për veprën penale blerje, posedim ,shpërndarje,  dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarët të cilët kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit mund të kontaktojnë policinë në numrat e telefonit, dhe adresat elektronike kontaktuese 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].