Para Flamurit kombëtar, Albin Kurti tregon kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë

I ulur para kompjuterit, mbrapa të cilit qëndron vetëm flamuri kombëtar, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka bërë parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme.

Mbrapa tij nuk ka të vendosur fare Flamur të Kosovës, të cilin e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje që prej miratimit të tij në vitin 2008.

Kurti ka thënë se nëse shkojnë në koalicion me partinë e drejtuar nga Isa Mustafa, atëherë do të t’i mbërrinin 70 deputetë.

“Ne jemi optimistë dhe kemi qellim të mirë dhe ka një vit që kemi komunikim të rregullt e njëkohësisht edhe marrëdhënie të mira me kreun e LDK-së. Nëse shkojmë ndaras, ne si Vetëvendosje edhe po dolëm të parët nuk i marrim 61 deputetë, ndërkaq së bashku me LDK-në i mbërrijmë 70 deputetë. E pas zgjedhjeve na duhet të kërkojmë partner që nuk do të jetë kollaj por jo e pamundur”, është shprehur lideri i VV-së.

Në këtë paraqitje Live në “Facebook”, ka folur edhe për homologimin, që sipas tij, do të marrë fund me qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka folur edhe për pensionistët, punëtorët, investimet e huaja e shumë tema të tjera që janë ngritur nga lexuesit në komente.