Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për sot dhe nesër

 

Në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe nesër.