Kurti: Policia e Kosovës ka shkatërruar 41 grupe kriminale

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të radhës.

Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti shfrytëzoi rastin që në kuadër të javës kundër korrupsionit të mbajë fjalim rreth kësaj çështje.

Krahas kësaj, Kurti tha se Policia e Kosovës ka shkatërruar 41 grupe kriminale.

“Korrupsioni si pushteti politik e financiar ka qenë rreth qeverisë, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private. Korrupsioni nuk mund të jetë i lidhur me nivelin politik. Po u dëshmua e kundërta ju garantoj masa të menjëhershëm sepse Nuk do të ketë toleranca ndaj korrupsionit. Luftën kundër korrupsionit po e bëjmë me miqtë tanë ndërkombëtarë duke e përfshi edhe veriun”, tha kreu i ekzekutivit kosovar.

Kurti ka përmendur edhe sanksionet e ShBA-së ndaj grupit të Veselinoviq dhe serbëve të tjerë të Kosovës.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë ndaj luftës kundër korrupsionit. Nuk do të lejojmë individ ose grup të jetë më i fortë se shteti ligjor”, tha ai.