Gruaja pranon se iu bashkua ISIS-it dhe u martua me ushtarin që e furnizoi me armë

V.A, një grua nga Kosova ka pranuar fajësinë për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.

Dosja e Prokurorisë shpjegon se e pandehura ka udhëtuar për në Stamboll, më pastaj në qytetin Gazientep, ku ka qëndruar 2-3 ditë, më pastaj sipas udhëzimeve të pjesëtarëve të ISIS-it me kombi bus, ka arritur në qytetin Gjarablus të Sirisë.

Sipas prokurorisë, e pandehura është pritur nga K.A, luftëtar i ISIS-it, me të cilin është martuar dhe gjatë qëndrimit në këto zona të konfliktit nga ai është furnizuar me një armë të të llojit “ Makarov”, pronë e ISIS-it, të cilën edhe e ka përdorë sipas udhëzimeve të tij.

Aktakuza shpjegon po ashtu se ajo ka kontribuar në pikëpamje logjistike për bashkëshortin e saj dhe është financuar nga shteti islamik me nga 50 dollarë në muaj për person si dhe me pako ushqimore.

Gjithnjë sipas aktakuzës ajo edhe  pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ka qëndruar në këto zona të konfliktit  ndërsa në muajin dhjetor 2018 përgjatë kufirit me Turqinë është arrestuar nga forcat demokratike Siriane ku edhe më 19 prill e pandehura është riatdhesuar në Kosovë.

Vendimi për të nga gjykata pritet të merret më 27 janar.