Foto: Behgjet Pacolli/Facebook

Fondacionit ‘Behgjet Pacolli’ rregullon një lagje të Marecit

Asfaltimi i rrugës, ndërtimi i shtrati i lumit, ndërtimi i shkollës-muze, rregullimi i varrezave dhe i xhamisë së lagjes Modripotok të Marecit janë projektet që janë ndërmarr nga iniciativa e Fondacionit “Behgjet Pacolli” në mbështetje të familjes Isa dhe Ruhan Pacolli.

Kështu ka njoftuar Behgjet Pacolli në Facebook, duke i ftuar qytetarët që të kthehen në Marec.

“Mareci ju pret që t’i ktheheni!!”, ka thënë Pacolli duke shtuar se sot ka vazhduar asfaltimi i rrugës moderne, që është 3 kilometra e që pritet të përfundoj të hënë e ardhshme.

Pacolli po ashtu ka treguar se pritet të filloj edhe renovimi i xhamisë së fshatit, xhami e cila është ndërtuar 15 vite më parë nga ky fondacion.